Informoterapia

Informoterapia e rikthen komunikimin e ndërprerë midis qelizave dhe e nxit sistemin imunitar që të fillojë t’i luftojë infeksionet.

Çfarë është informoterapia?

Informoterapia është një qasje terapeutike që e përfshin transmetimin e informacionit të saktë – domethënë udhëzime të qarta për sistemin imunitar. Ky proces e inicion “zgjimin” dhe aktivizimin e imunitetit, duke rezultuar me pastrimin natyror të trupit nga agjentët infektivë, toksikë dhe agjentë të tjerë të dëmshëm.

Ky informacion transmetohet nëpërmjet bartësve të posaçëm – informobartës, të cilët i njohin qelizat e dëmtuara dhe krijojnë komunikim normal ndërqelizor. Në këtë mënyrë, rikthehet funksioni i qelizave dhe organizmi kthehet në gjendje ekuilibri dhe vetërregullimi.

Si funksionon terapia?

Mekanizmat e informoterapisë janë efektivë në trajtimin e shumë sëmundjeve sepse bëhet fjalë për rivendosjen e aftësisë së organeve të ndryshme për të shkëmbyer normalisht informacion në nivel qelizor, i cili mund të ndryshohet, të ndërpritet dhe madje të humbasë pjesërisht. Efekti maksimal terapeutik me mikrogjeneratorë është i mundur vetëm me një korrigjim kompleks të mekanizmave që e ruajnë homeostazën, përkatësisht: sistemet nervore dhe humorale (të cilat shoqërohen me shkëmbimin e energjisë elektrike dhe kimike), si dhe “sistemin e tretë rregullator” – informativ.

Kjo arrihet me pajisje (të ashtuquajturat “mikrogjeneratorë”) që kanë mikroprocesorë me bioinformacion të ruajtur rreth qelizave staminale.

Informacioni terapeutik transmetohet përmes bartësve të specializuar të informacionit – informobartës, të cilët u ofrojnë qelizave të sistemit imunitar informacion dhe udhëzime se si të sillen siç duhet me mikroorganizmat patogjenë, me specifikë dhe ndjeshmëri të lartë.

Ky proces e mundëson rivendosjen e komunikimit normal ndërqelizor, riparimin e agjentit shkaktar dhe rivendosjen e funksionit qelizor, pas së cilës do të ndodhte pastrimi i pasojës.

Informoterapia i aktivizon rezervat e brendshme të trupit dhe potencialet energjetike të tij, të cilat ekzistojnë në formën e substancave me energji të lartë të sintetizuara në vetë qelizat. Kjo e stimulon procesin natyror të rigjenerimit, e forcon mekanizmin mbrojtës dhe e rikthen homeostazën.

Shkaktari, jo vetëm pasoja

DERI NË RRËNJËN E PROBLEMIT

Mjekësia informative bazohet në parimin se çdo simptomë është pasojë, jo shkak. Në vend që t’i trajtojë vetëm manifestimet e jashtme të sëmundjes, informoterapia e synon kryesisht korrigjimin e çrregullimeve informative që shkaktojnë çekuilibër në trup.

Duke punuar në nivelin e informacionit, është i mundur shërimi i vërtetë dhe i qëndrueshëm. Përmes diagnostikimit të saktë dhe aplikimit të informoterapive të individualizuara, trupi udhëzohet të kthehet në ekuilibrin e tij natyror, por ajo që është më e rëndësishme është të njihet problemi themelor dhe të riparohet shkaku, dhe me këtë, përmes një procesi, do të ndodhte edhe riparimi i pasojës (simptomatologjisë).

Në këtë qasje, trajtimi nuk fillon me zhvendosjen e pasojës, por me eliminimin e shkakut të vërtetë.

Nuk ekziston terapi universale – çdo pacient është unik dhe qasja përshtatet sipas nevojave të tij individuale. Bazuar në parametrat e marrë gjatë vetë diagnozës, përcaktohet terapia e saktë dhe e personalizuar që e synon korrigjimin e çrregullimeve specifike të pranishme në organizëm.

Gjendjet në të cilat vërehet suksesi më i
madh në aplikimin e informoterapisë